Lajme

Rama: Edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin – duhet të bashkëjetojmë me rregullat

04/06/2020 16:38
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që nga pandemia është shumë aktiv në Facebook, sot ka shpërndarë disa foto nga qyteti i Elbasanit ku pikat e verdha që shërbejnë si pika distancuese për të mbajtur radhë nga qytetarët, ka thënë se këto pika do të bëhen si vijat e bardha.

Rama mes tjerash ka përgëzuar bashkinë e Elbasanit për këto pika të vendosura ndërsa ka shtuar se me prezencën e Covid-19 edhe këmbësorët mund të kthehen në vrasës të qytetarëve të tjerë.

Ky është postimi i plotë i Ramës:

PËRGËZIME BASHKISË ELBASAN

*ky do të jetë standardi kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre

*deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush.

06/29/2020 08:51

Edi Rama viziton sot Kosovën, takon këta zyrtarë shtetërorë