Lajme

Rama dhe Ramadani në Francë, flasin për të ardhmen e FSK-së

07/19/2018 16:04
nga:A. R.

Një delegacion i lartë i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), ka vizituar sot Ministrinë e Jashtme të Francës.

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe oficeri i lartë kolonel Jeton Dreshaj, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Francës.

Delegacioni i MFSK-së i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, u prit nga Thomas Bertin, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.

“Në takimet që zhvilloi delegacioni i FSK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës, janë diskutuar arritjet e FSK-së, bashkëpunimi dypalësh dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet dy ministrive. Zëvendësministri Ramadani dhe gjeneral Rama në takimet e tyre me zyrtarët francez biseduan edhe për sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe për të ardhmen e FSK-së dhe mundësitë që FSK-ja në të ardhmen të bëhet pjesë e Operacioneve Paqeruajtëse krahas ushtrive të vendeve të NATO-s”, thuhet në njoftimin e MFSK-së për media.

Në të thuhet po ashtu se të gjitha takimet e delegacionit të MFSK-së me zyrtarët francez u arrit konstatimi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut për partneritetin e përgjithshëm midis dy vendeve si dhe për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

11/25/2019 23:38

Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi emëruan Gashin e Ramadanin në krye të AKI-së: Ky është paralajmërimi i Vetëvendosjes