Lajme

Rama akuzon mediet: Një djalë e humbi babain për shkakun tuaj

12/02/2019 18:26
nga:B. D

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i referohet dëmeve që pësoi pak ditë më parë spitali i Durrësit, teksa vijon se një person u nxorr nga ky spital për shkak se në media u tha se rrezikon të shembet.

Në fakt situata në spitalin e Durrësit u pa se ishte e rënduar, dhe jo më kot u angazhua një grup i posaçëm për verifikim.

“Kam takuar një djalë që humbi babain për shkakun tuaj. Për shkak të medieve. Ishte duke vdekur në spitalin e Durrësit, u mbushën televizorët, po shembet spitali i Durrësit dhe e nxorrën babain.

Kjo është një papërgjegjshmëri e madhe, që në kushte e një situate të tillë njerëzit kanë nevojë për tu trajtuar me kujdes. Kjo është kriminale.

Është revoltuese, të marrin vrapin njerëzit dhe ta shohin shtëpinë si varr”, tha Rama.

02/14/2020 21:11

“Süddeutsche Zeitung”: Hashim Thaçi po kritikohet për pazare të fshehta me Beogradin