Rreth një vit më parë, posti i trajnerit të Chelseat mbeti bosh, me shkarkimin e Frank Lampard.
I prezantuar këtë të premte si trajner i përkohshëm i Manchester United deri në fund të vitit, trajneri Ralf Rangnick ka shpjeguar pse e refuzoi postin në atë kohë, përcjell GazetaBlic Sport.
Me sa duket, Rangnick nuk ka qenë i interesuar për një kontratë si trajner i përkohshëm, diçka që do të ndodhë tani në Mançester, por me dy vite të tjera si konsulent. Gjermani vendosi të largohet nga posti i drejtorit sportiv të Lokomotiv Moskës.
“Kur Chelsea më kontaktoi, ata folën vetëm për opsionin e të qenit trajner i përkohshëm për katër muaj, ishte në shkurt, pa perspektivë afatgjate. Tani po flasim për gjashtë muaj e gjysmë, është luajtur vetëm një e treta e kampionatit dhe gjithashtu një rol këshillues dyvjeçar. Por të jem i sinqertë, nëse Manchester United ju kontakton për këtë lloj roli, nuk mund ta refuzoni,” shpjegoi ai.
/GazetaBlic Sport/


