Sporti

Ralf Rangnick synon dy yjet e mëdha të sulmit, dëshiron transferimin e tyre tek Manchester United

12/03/2021 09:17
nga:Mergim Rreci

Ralf Rangnick e ndoqi nga shkallët e Old Trafford fitoren që Manchester United arriti me shifrat 3-2 ndaj Arsenalit.

Trajneri i ri i Djajve të Kuq i cili pas 6 muajve në pankinë do të marë rolin e konsulentit të merkatos, synon një tredhëmbësh të frikshëm në sulmin e United.

Rangnick synon t’i bashkangjisë Cristiano Ronaldos, Erling Haaland yllin norvegjez të Borussias së Dortmundit dhe Timo Werner, sulmuesin gjerman të Chelsea-t i cili nuk po gjen shumë hapësira te blutë dhe me siguri do të largohet në janar ose në fund të sezonit.

Për të siguruar paratë për këtë operacion të dyfishtë merkatoje, Manchester United do të nxjerrë në shitje tre lojtarë të repartit të avancuar. Bëhet fjalë për dy talentet Markus Rashford dhe Mason Greenëood por edhe sulmuesin francez Anthony Martial