Sporti

Rakitic zgjedh destinacionin e radhës, afër marrëveshjes me Juventusin

11/20/2019 10:34
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic, i cili sipas të gjitha gjasave po kalon muajt e fundi te klubi nga “Camp Nou”, shkruan GazetaBlic.

Madje, sipas “Calciomercato”, është mësuar edhe destinacioni i tij i radhës. Fjala është për Juventusin, që duket se ka bindur nënkampionin e botës të zbarkojë në “Allianz Stadium”.

Megjithëse nuk ka ndonjë gjë konkrete deri më tani, gjatë javëve në vazhdim priten avancime të negociatave.

Ajo që është e rëndësishme, palët kanë “prerë dhëmbët” për të vënë të bardhën mbi te zezën, ndërsa ka mbetur vetëm të mësohet afati kalimtar vendimtar, pra nëse do të jetë ai i Janarit apo Qershorit.

/GazetaBlic/

05/06/2020 15:30

Zbehen raportet mes Barcelonës e Rakitic, kroati s’e vazhdon kontratën