Sporti

Rakitic: Valverde nuk flet me mua

12/27/2019 20:33
nga:M K

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic ka pranuar faktin se tash e një kohë nuk flet me trajnerin Valverde.

Shkak për këtë kuptohet se ka qenë minutazha e vogël e nënkampionit botëror me Kroacinë nën urdhërat e spanjollit, përcjellë GazetaBlic.

Në një prononcim dhënë mediave, ai ka pohuar se pajtohet me faktin se trajneri vendos kush luan e kush jo, por se momentalisht Rakitic është 31 vjeçar dhe i duhet të luajë medoemos.

“Jo s’kemi. S’ka asgjë për të thënë, unë mendoj se gjithçka është e qartë. Për mua është e rëndësishme të shijosh futbollin. Jam i lumtur që shkoj në stërvitje herët në mëngjes dhe përgatitem për një ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fund të fundit, është trajneri ai që vendos kush luan dhe sa”.

“S’e di. Në muajt e fundit, jam përpjekur të jap më të mirën në secilin seancë stërvitore dhe çdo ndeshje. Unë prita rastin tim, ai erdhi dhe dua ta shfrytëzoj. Jam 31 vjeçar – është mosha më e mirë në futboll dhe unë dua të luaj. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani për tani”.

/GazetaBlic/

05/06/2020 15:30

Zbehen raportet mes Barcelonës e Rakitic, kroati s’e vazhdon kontratën