Sporti

Rakitic: As Roma nuk e di se si na kanë mposhtur

05/12/2018 20:16
nga:Lorik J

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, foli për Bein Sports në lidhje me debaklin e pësuar nga Roma që edhe e eliminoi klubin e tij nga Liga e Kampionëve.

Barcelona u eliminua nga Roma në çerekfinale të Champions Legaues, shkruan GazetaBlic

Barça fitoi ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ me rezultatin 4-1, mirëpo mrekullia ndodhi në ‘Olimpico’, kur Roma fitoi me rezultatin 3-0, për të kaluar në gjysmëfinale.

“Së pari doja të godisja veten. Mendoj se duke fituar ndeshjen e parë 4-1, duke luajtur një lojë të mrekullueshme, ju shkoni në Romë dhe ndërsa po mendoni se jeni në gjysmëfinale, ju keni një shans të madh të jeni atje, dhe pastaj humbet dhe eliminohesh… kjo është një goditje e madhe”, tha fillimisht Rakitic

“Por unë do të filloj nga unë dhe shokët e ekipit tim. Nuk ishte askush që donte të ishte në gjysmëfinale më shumë se ne. Mendoj se e gjithë kjo nuk varet nga një lojë. Unë mendoj se as Roma nuk e dinë se si na kanë mposhtur kështu.”

“Por ndonjëherë kjo ndodh në futboll dhe pak ditë më vonë ne kemi zhvilluar performancën më të mirë të sezonit në Copa del Rey. Ky është futbolli, janë disa detaje të vogla që mund të vendosin, andaj gjithmonë duhet të shkoni 100% në një sfidë.”

“Së pari ne duhet të përgëzonjmë Romën, ata na mundën me forcë. Ata luftuan për çdo top. Ata donin të merrnin pjesë në gjysmëfinale ashtu si ne. Detajet e vogla mund të fitojnë ose të humbasin një lojë. Ne duhet të përgëzojmë Romën dhe të mësojmë nga ajo ndeshje, kështu që të mos na ndodhë më”, përfundoi mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic.

/Gazeta Blic/

11/20/2019 10:34

Rakitic zgjedh destinacionin e radhës, afër marrëveshjes me Juventusin