Sporti

Rakitic refuzon Interin, konfirmon skuadrën e së ardhmes

05/11/2019 19:54
nga:M K

Ivan Rakitic shfrytëzon “Instagram-in” për të mbyllur gojat e liga një herë e përgjithmonë në lidhje me spekulimet e merkatos në emër të tij shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Nëpërmjet një historie të publikuar në rrjetin social, mesfushori kroat në fakt ka postuar një artikull të medias sportive spanjolle “Mundo Deportivo”, ku përmendet emri i tij si shumë pranë transferimit te Inter.

“Të shohim nëse do të ndalni së shpikuri gjëra, do ta vlerësoja. Kënaqem vetëm te Barcelona, dua të qëndroj këtu për shumë vite dhe të fitoj dopjetën.

Për më tepër, menaxheri im quhet Arturo Canales”, lexohet në postimin e futbollistit blaugrana.

10/13/2019 14:13

Rakitiç i vendosur të largohet, gjiganti italian favorit për të siguruar shërbimet e kroatit