Sporti

Rakitic premton diçka interesante nëse Kroacia fiton Kupën e Botës

07/14/2018 09:09
nga:Lorik J

Mesfushori i Kroacisë, Ivan Rakitic thotë se është i gatshëm të bëjë një tatuazh në ballin e tij, nëse kombëtarja kroate do të fitojë ndaj Francës në finale për të siguruar titullin e parë të Kupës së Botës.

“Kam hapësirë të lirë në ballin tim për të bërë një tatuazh, nëse fitojmë, atëherë do të bëjë një tatuazh në ballë, por së pari do të pyes gruan time”, tha Rakitic.

Kroacia ka arritur në finale, pasi ka fituar ndaj Danimarkës, Rusisë dhe Anglisë në fazën e eliminimeve, ndërsa Franca ka arritur deri në fazën e fundit, pasi ka mposhtur Argjentinën, Uruguain dhe Belgjikën.

Franca dhe Kroacia do të takohen nesër me fillim nga ora 17:00.

/GazetaBlic/

 

 

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania