Sporti

Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin

09/22/2020 10:36
nga:M K

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rakitic, që së fundi u rikthye te Sevilla, pas aventurës me Barcelonën, ka folur për situatën në zhveshtore brenda kampit “verdhë e kuq”.

Ai ka zbuluar shumëçka, teksa ka shtuar se asnjëherë nuk ka qenë shok i ngushtë me Messin e Suarezin, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për mediat spanjolle, Rakitic deklaroi se përkundër faktit se nuk kishte raporte të afërta, gëzon respekt të veçantë për dyshen e lartëpërmendur.

“E kam thënë edhe më herët. Kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta, miqësore me ta. Besoj që është e vështirë të kesh në një grup prej 23-24 futbollistëve.

Miqtë e mi të ngushtë ishin Andres Initesa, Marc-Andre ter Stegen, Kevin-Prince Boateng dhe Junior Firpo sezonin që shkoi.

Por, unë i respektoj ata dy. Ata i kisha shokë skuadre për gjashtë vite, ndërsa e dinë të gjithë se sa të rëndësishëm janë ata. Gjithmonë kam kaluar mirë me ta dhe ajo më e rëndësishmja, kam respekt të madh për ta”, tha mes tjerash ai.

/GazetaBlic/

09/01/2020 23:56

Babai i Messit merr rrugë drejt Barcelonës