Sporti

Rakitic i thotë ‘Po’ Juventusit

04/08/2019 08:06
nga:Natyra

Ivan Rakitic i ka thënë “Po” Juventusit dhe do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Kështu raporton “La Gazzetta dello Sport”, sipas të cilës, mesfushori i Kroacisë tashmë ka vendosur të lë Spanjën për Italinë.

Sipas informacioneve të dala nga gazeta italiane, 32-vjeçari ka rënë dakord me ofertën e “Zonjës së Vjetër” dhe Barcelona po ashtu është e gatshme të mbyllë marrëveshjen, duke qenë se kanë nevojë për financa të reja dhe në të njëjtin rol kanë afruar Frenkie de Jong.

Nuk është raportuar për çmimin e mundshëm që duhet të paguajë Juve për kroatin.

Rakitic iu bashkua Barcelonës në vitin 2014.

Ai u lidh me një largim verën e kaluar, pasi u kërkuar nga PSG-ja, por vendosi të qëndrojë edhe një sezon në “Camp Nou”.

Ai ka bërë 259 paraqitje për Barçën dhe ka realizuar 35 gola

10/13/2019 14:13

Rakitiç i vendosur të largohet, gjiganti italian favorit për të siguruar shërbimet e kroatit