Sporti

Rakitic flet në konferencën për shtyp, ja çfarë thotë për ndeshjen ndaj Chelseat

02/19/2018 19:19
nga:Lorik J

Një nga përballjet më të mira në Champions League këtë javë është ajo mes Chelseat dhe Barcelonës.

Dy gjigantët evropian do të takohen nesër me fillim nga ora 20:45, në ‘Stamford Bridge’, shkruan GazetaBlic

Pak para fillimit të takimit, Rakitic ka folur për media, ku tha se do jetë një ndeshje mjaft e vështirë.

“Nga të gjitha stadiumet në Londër, këtu është pak më ndryshe, atmosfera është e veçantë, por na motivon dhe ne duam t’i japim një rezultat të mirë të gjithë katalanasve”, tha fillimisht Rakitic.

“Ne duhet të luajmë nesër për të fituar, duhet të shkojmë për të shënuar një gol”, përfundoi ai./GazetaBlic/

10/19/2019 17:51

Minimalisht por mjaftoi, Chelsea fiton dhe rikthehet në pjesën e epërme të tabelës