Sporti

Rakitic arrin në Francë, rriten gjasat për transferim te PSG-ja

07/03/2019 09:10
nga:M K

Rakitic mund ta vesh fanellën e PSG.

Ivan Rakitic, së bashku me familjen e tij kanë mbërritur në Paris gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa kaq ka mjaftuar që të hapen të tjera intriga merkatoje.

Kjo pasi drejtuesit e Barcelonës e kanë theksuar gjithmonë se do të mirëprisnin një ofertë për mesfushorin kroat, ndërsa nga ana tjetër, Paris Saint Germain po kërkon përforcime në këtë repart.

Për më tepër, PSG dhe Barcelona janë në negociata edhe për kthimin në Katalunjë të brazilianit Neymar dhe mediat spanjolle kanë hedhur idenë e përfshirjes së Rakitiç, si pjesë e këtij operacioni.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

11/20/2019 10:34

Rakitic zgjedh destinacionin e radhës, afër marrëveshjes me Juventusin