Sporti

Rahoveci s’ka të ndalur, prezanton edhe përforcimin e radhës

11/08/2019 10:44
nga:M K

Kreu i Superligës, Rahoveci, po vazhdon përforcimet në radhët e veta, përkundër faktit se gëzon pozitë të lakmueshme në elitë.

Nënkampionët aktual kosovar, momentalisht kanë shënuar tetë fitore dhe një humbje në nëntë ndeshje, duke kryesuar renditjen tabelare, mirëpo duket se rezultatet në Ballkan Ligë kanë detyruar kryesinëe klubit “bardhë e kaltër” të zyrtarizojnë prurje të reja, shkruan GazetaBlic.

Para pak çastesh, skuadra nga “Mizahir Isma” konfirmoi marrëveshjen me Joshua McFolley, 22 vjeçarin nga Amerika.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve në faqen e tyre të rrjetit social “Facebook”.

/GazetaBlic/

11/09/2019 20:50

Çereku i tretë fatal për kryeqytetasit, Rahoveci vazhdon “çmendurinë”