Cool

“Rahovec Tour 2019”

07/19/2019 13:31
nga:M K

Njihet edhe si Toskana e Kosovës.

Fjala është për Rahovecin, qytet ky i cili ngjason shumë me ata italian, për nga prania e madhe e plantacioneve me vreshta, që i japin një pamje piktoreske.

Të rinjtë e kësaj komune ndërkaq, me datën 20 të këtij muaji, pra nesër, kanë organizuar një tur me biçikleta, të cilin e kanë titulluar “Rahovec Tour 2019” shkruan GazetaBlic.

Meraklitë e biçikletave do ta kenë rastin ta shijojnë një pamje fenomenale të Rahovecit, derisa në mbrëmje nuk do të mungojë as festivali me balona (skylanterns) festival që organizohet në gjithë botën, ndërsa në Kosovë do të jetë hera e parë.

Më poshtë edhe “line-up” i këtij organizimi:

/GazetaBlic/

08/24/2019 15:38

Haradinaj te liqeni i Jazhincës: Kosova i ka të gjitha