Lajme

Ragmi Mustafa kërkon përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës në dialog

10/28/2020 22:34
nga:Sh Xh

Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se shqiptarët në Luginë janë minoriteti më i diskriminuar në Europë dhe ka kërkuar që çështja e shqiptarëve në Luginë të bëhet temë e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai përfshirjen e Luginës në dialog e konsideron si trenin e fundit.

Mustafa thotë se kanë shpresuar që marrëveshja e vitit 2001 ta zgjidhë këtë problem.

“Janë shtuar zërat se ky dialog nuk duhet të trajtojë çështjen e kufijve. Ajo u takon palëve. Por besojmë fuqishëm se kjo kërkesë duhet të merret parasysh. Është treni i fundit që në këtë dialog të përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Në vitin 1992 në mënyrë plebishtare kemi votuar me shumicë absolute që të i bashkohemi Kosovës. Kemi shpresuar që marrëveshja e vitit 2001 të zgjidhë. Sot shqiptarët e Luginës janë minoriteti më i diskriminuar në Europë. Jemi njëzëri që çështja jonë të përfshihet në dialog. Jemi marrë vesh në Këshill, ku përfshihet Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, që të kërkojmë nga shteti i Kosovës përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës në dialog”, deklaroi Mustafa në T7.