Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar takimet me qytetarë.
Xhaka ka marrë pjesë në një tubim me qytetarët në fshatin Gllamnik.
Ai së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë diskutuan për zhvillimin e vendit dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Gllamniku si gjithë Kosova mbështetë kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër, duke besuar se ai ka vizionin dhe aftësinë për të udhëhequr vendin drejt përparimit” shkruan Xhaka raporton “Gazeta Blic”.
Takimet kandidati Ragip Xhaka i ka vazhduar edhe në Barilevë të Prishtinës.
Xhaka para të pranishmëve theskoi se zëri i popullit është i rëndësishëm dhe se do të punojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.
“Sot, në Barilevë të Prishtinës, pata nderin të jem pjesë e një tubimi të mrekullueshëm me qytetarët e kësaj ane, së bashku me kandidatët për deputetë dhe me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Zëri i popullit është i rëndësishëm dhe ne do të punojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar” shkruan Xhaka raporton “Gazeta Blic”.
Ragip Xhaka kandidon në këto zgjedhje me numrin 34.
Postimi i plotë: