Showtime

Rada Trajkoviç: Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të krenohet me Dua Lipën

10/20/2020 13:27
nga:N S

Rada Trajkoviç ka marrë vëmendje me postimin e fundit.

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës ka shprehur një  mendim për Dua Lipën, përmes një ‘tweeti’ shkruan GazetaBlic.

“Çdokush nga Kosova – serb apo shqiptar – duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet të e bashkojë popullin e jo ta ndajë’, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj erdhi pasi që albumi i Duas “Future Nostaglia” shkroi historinë sivjet duke u bërë albumi i parë i një artisteje femër që kryeson top listën e albumeve për dy javë rresht në Mbretërinë e Bashkuar.

/GazetaBlic/

 

 

12/03/2020 11:14

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, dy artistet shqiptare ndër më të dëgjuarat në Spotify