“Çka po i kërkojnë Kurtit Amerika dhe Britania”, ishte tema e edicionit të sontëm që u diskutua me të ftuarit në emisionit Rubikon në Klan Kosova.
Dërgimi i draft – statutit të Asociacionit të Komunave me shumicës serbe që po kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare, ishte ndër çështje që u prek aty.
Analisti politik Gazmir Raci, tha në Klan Kosova se “presioni i BE-së mund të filloj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.
“Nuk pres unë tash që edhe faktori ndërkombëtar e detyron Kosovën para zgjedhjeve me e bë një hap të tillë sepse nuk e ka detyru asnjë as Serbinë në këtë historikun e dialogut, madje në kohë zgjedhjesh ndërkombëtarët janë kujdesur që Vuçiqi me i fitu zgjedhjet në Beograd”, tha Raci.
Ai u shpreh se nesër në takimin në mes të dy kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të ketë progres.
Dy kryenegociatorët, ai i Kosovës dhe i Serbisë do të takohen nesër Bruksel në një rund të ri të bisedimeve.