Sporti

Rabiot nuk fshihet: Objektivi ynë është titulli kampion

12/31/2023 12:38
nga:Lorik J

Adrien Rabiot është njeiu i ndeshjes mes Juventusit dhe Romës, pasi me golin e tij në fillim të pjesës së dytë u dha tre pikët bardhezinjve, të cilët tashmë janë vetëm 2 pikë larg Interit kryesues.

Në përfundim të sfidës francezi vendosi të mos fshihet më dhe të deklarojë hapur objektivin e Juventusit për të fituar titullin kampion këtë sezon.

“Pamë ndeshjen e Interit të premten dhe e dinim që ishte një mundësi mjaft e mirë për t’u afruar me ta. Nuk mund ta fshihemi më. Titulli është një objektiv i imi dhe i shokëve të mi. Duam të fitojmë dhe e dimë që kemi shumë mundësi t’ia dalim”, u shpreh francezi.

I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, Rabiot preferoi të mos komentojë, duke u shprehur se do të diskutojë me drejtuesit në javët e ardhshme./ss