Aktualisht pa skuadër pasi i skadoi kontrata me Juventusin më 30 qershor, Adrien Rabiot, mesfushori 29 vjeçar i kombëtares franceze, thuhet se ka përfunduar në ‘sytë’ e Galatasaray.
Sipas portalit turk “Sprox“, thuhet se klubi nga Stambolli i ofroi lojtarit një pagë në të njëjtën masë si klubet angleze dhe spanjolle, duke e bërë atë të konsideronte destinacionin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Rabiot, megjithatë, do të marrë një vendim për të ardhmen e tij vetëm në fund të Kampionatit Evropian, një ngjarje që aktualisht ka prioritet.
/GazetaBlic Sport/