Sporti

Rabiot: Mezi pres të debutoj me Juventusin

08/22/2019 19:24
nga:M K

Ka qenë njëri nga tranferet më të qëlluara sipas të gjithë tifozëve të Juventusit.

Fjala është për mesfushorin francez të bianconerëve, Rabiot, i cili pritet të debutojë nesër me “Zonjën e Vjetër”, shkruan GazetaBlic.

Ka qenë vetë ish-anëtari i PSG-së, që në një intervistë dhënë mediave italiane ka deklaruar se mezi po pret debutimin me klubin e ri.

“Kemi pasur parasezon të jashtëzakonshëm, derisa të njëjtën formë do të mundohemi që ta shfaqim edhe në kampionatin e rregullt. Po i numëroj minutat deri në debutim”, përfundoi ai.

Kujtojmë se kampioni i botës me Francën, zbarkoi në Torino si lojtar i lirë, për ta përforcuar kështu edhe më shumë mesfushën e kampionëve aktual italian, që pritet të jenë sërish kandidati më serioz për titull.

/GazetaBlic/

09/15/2019 08:28

10 milionë dollarë për emrin e stadiumit, zbulohet “çmenduria” e uebsajtit (+18)