Mesfushori i Marseille, Adrien Rabiot sulmoi presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, pas ndeshjes mes dy skuadrave, e cila përfundoi 3-1 në favor të parisienëve.
Mesfushori ka shkruar në rrjetet sociale se “klasi nuk mund të blihet”.
Ndeshja u shoqërua me thirrje diskriminuese dhe ofendime raciste nga tifozët e PSG-së, drejtuar lojtarëve të Marseille dhe në veçanti Rabiot, i cili është një ish-lojtar i skuadrës.
“Fyerja e një nëne dhe një babau të ndjerë…”, ka shkruar Rabiot në rrjetet sociale pas ndeshjes. “Një ditë duhet të paguash për gjithçka. Më beso. Naser, mund të kesh të gjitha paratë e botës dhe më shumë, por nuk mund të blesh klasin.”
Nëna e Rabiot, Veronica, e cila është gjithashtu agjente e tij, i tha Radio France se ajo do të ankohej pasi mbështetësit e PSG-së që ngrinin postera fyes që synonin atë dhe djalin e saj.
/GazetaBlic Sport