BLIC.TV

Qytetari nga Peja rrëfen për “betejën” me Covid-19: Trajtimi për t’u shëruar na ka kushtuar mbi 1 mijë euro

11/20/2020 20:32
nga:F K

Arton Muhaxheri, i cili ishte infektuar me COVID-19, ka rrëfyer për “betejën” e tij ndaj këtij virusi.

Në emisionin “Expose” – prodhim i GazetaBlic, Muhaxheri ka thënë se terapia për t’u shëruar i ka kushtuar shtrenjtë, ndërkohë që shton se shifrat kanë mbërritur në mbi 1 mijë euro.

“Terapia ka qenë jashtëzakonisht e shtrenjtë ta them të vërtetën. Në rastin tim ishte shumë e shtrenjtë, isha bërë për infuzione dhe për katër lloje të antibiotikeve. Ditën e kemi pasur 86 euro shpenzime, nëse llogaritet për 14 ditë neve na ka kushtuar mbi 1100 euro na ka kushtuar trajtimi familjar për Covid-19, që për kushtet e Kosovës janë jashtëzakonisht shumë, kur dihet që paga mesatare është 300 euro, dhe një familje apo qoftë një individ që infektohet e ka problem të përballoj këtë sëmundje, e sidomos në raste kur ajo fillon të komplikohet tek pacienti, prandaj pa një mbështetje institucionale, mendoj se shumë familje tona e kanë problem ta përballojnë. Madje mund të jetë faktor që e fshehin Covid-19 dhe gjejnë forma për ta tejkaluar. Prandaj, MSH duhet të ju dal në ndihmë qytetarëve, sidomos atyre që kanë kushte të vështira, sepse kjo sëmundje po kushton e sidomos kur bëhesh për infuzione, situate shëndetësore dhe financiare bëhet e rëndë dhe mendoj se është e papërballueshme”, thotë ai./GazetaBlic

Shpenzimet e përballjes me COVID-19 – Tema e radhës e dokumentarit “Expose”