BLIC.TV

Qytetari nga Gjakova e ndërpret Ardian Gjinin gjatë intervistës, ia thotë dy fjalë dhe ecë

02/15/2019 22:49
nga:Gazeta Blic

Përderisa nënkryetari i AAK-së po fliste për progresin e Kosovës, një qytetar i cili po kalonte aty pari derisa po zhvillohej intervista i është drejtuar atij me dy fjalë, shkruan GazetaBlic.

Meqë Gjini njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Gjakovës, qytetari derisa po i qëndronte nga mbrapa i tha atij se është kryetari më i mirë në Kosovë.

“Kryetari ma i miri në Kosovë” – dëgjohet duke thënë qytetari nga Gjakova derisa me mirësjellje edhe Gjini e falënderon për fjalët e tij.

Pas kësaj, ai ka vazhduar bisedën në “BlicInterview” derisa shumë banorë të asaj pjese kishin dalë jashtë dhe po e shikonin derisa po bëheshin xhirimet.

“BlicInterview me Astrit Gashin” është prodhim i GazetaBlic i cili transmetohet në Klan Kosova çdo të premte nga ora 22:00.

Për më shumë shikoni videon më poshtë e cila automatikisht fillon në momentin kur qytetari i drejtohet Gjinit.

/ © GazetaBlic /

https://youtu.be/US_R5qRVqm8?t=1767

09/17/2020 21:06

Gjini: Të gjitha profetësitë e Kurtit kanë dalë të gabueshme