Lajme

Qytetari blen produkte të mykura në “Viva Fly” në Gjilan

08/08/2020 14:33
nga:L I

Një qytetar nga Gjilani ka hasur në produkte të mykura në një nga marketet atje, shkruan GazetaBlic.

Gazetari Ridvan Berisha ka përmes disa fotove të publikuar ka treguar cilësinë e dobët në marketin “Viva Fly” në Gjilan.

Ai ka publikuar dëshminë e pagesës, ndërsa ka shkruar:

Midis dy opcionesh e dilemash ne fakt:
A merret seriozisht raportimi jo publik dhe
A trajtohet me seriozisht raportimi publik?
Zgjodha opcionin e dyte, jo pse besoj shume megjithate ne reagim te vendosur e ne zbatim ligji.
Produkte te mykura ne Viva Fly, Hohe, te blera sot ne Gjilan! ..