Lajme

Qytetarët paguan për ujësjellës para 10 viteve, komuna e lë në harresë

06/20/2019 15:37
nga:A. R.

Banorët e fshatarve të Podujevës kanë paguar për ndërtimin e ujësjellësit 10 vite më parë po ai ende nuk është realizuar.

Kështu ka bërë të ditur asambleisti i VV-së në këtë komunë, Fitim Muçolli.

Ai ka shtuar se për shkak të kësaj neglizhence banorët e 7 fshatrave të cilët e kanë paguar kanë porbleme me furnizim të ujit të pijes.

Postimi në Facebook:

“Tash e disa herë ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi ngritur shqetësime për zvarritjen e punimeve në projekte të ndryshme në komunën tonë. E të njëjtin shqetësim së fundi e ka paraqitur edhe zyra e Auditorit ne raportin e saj për vitin 2018 në komunën e Podujevës. Ne atë raport përmendet projekti i ujësjellësit ‘Vrella’, në vlerë prej 331,336 € punimet e së cilit kanë nisur 10 vite më parë ndërsa ende nuk kanë përfunduar kjo duhet të merret më shume shqetësim. Banorët e 7 fshatrave tash e 10 vite kanë dhënë para për të rregulluar problemin e furnizimit me ujë të pijshëm por ende duhet të bëjnë zgjidhje vet ndërsa paratë janë ngrirë duke u përcjellë kështu prej vitit në vit. Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu duhet që këtë çështje ta marrë me urgjencë pasi ka lënë pa ujësjellës qindra familje në Metehi, Zakut, Dobërdol, Kërpimeh, Pakashticë të Epërme, Pakashticë të Poshtme dhe Revuçë edhe pse ato kanë paguar për këtë projekt. Udhëheqja e Komunës së Podujevës duhet të japë llogari për këtë keqmenaxhim”.