Lajme

Qytetarët i japin mbështetje të fuqishme kryetarit Agim Bahtiri dhe për mandatin e ardhshëm

10/11/2017 20:40
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës dhe kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës për periodën e ardhshme katërvjeçare, Agim Bahtiri ka pas një bashkëbisedim shumë të suksesshëm me qytetarët e Mitrovicës në kafeteritë e qytetit.

Në të vërtetë, bashkëbisedimi me qytetarë në disa objekte të këtilla, ishte spontan, pasi që kryetari Bahtiri dhe kandidati më serioz për të parin e qytetit edhe në mandatin e ardhshëm, Agim Bahtiri ishte duke kaluar rastësisht andejpari, kur është ftuar nga vet qytetarët për të ju bashkëngjitur atyre në bisedat që po i zhvillonin duke pirë qaj e kafe.

Interesimi i qytetarëve për të biseduar me kryetarin Bahtiri ishte jashtëzakonisht i madh, ashtu sikur që ishte pothuaj e njëzëshme përkrahja e fuqishme për zgjidhjen e sërishme të tij në krye të Mitrovicës, pasi që sipas tyre, punët e mira dhe të shumta që i ka bërë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, ja garantojnë një gjë të tillë.

“Unë personalisht nuk kam pas çka të përfitoj gjatë kohës sa ishte kryetar Agim Bahtiri. Por, gjithë këto punë të mira që i ka bërë në qytet dhe në fshatra dhe sidomos ndërtimin e rrugëve, ja garantojnë fitoren e sigurt këtij në zgjedhjet e ardhshme. Përveç kësaj, kryetari Agim Bahtiri, ka qenë zot shtëpie në Komunën e Mitrovicës, sepse askush nuk ka mund të luaj me te, ndërsa që i ka eliminuar edhe gjithë ato dukuri negative që kanë qenë të pranishme në Mitrovicë para ardhjes së tij si kryetar”, tha i moshuari Xheledin Imeri.

Mbështetje të fuqishme për të drejtuar Komunën e Mitrovicës edhe në katërvjeçarin e ardhshëm, kryetari i Komunës dhe kandidati i AKR-së për kryetar në zgjedhjet e 22 Tetorit, Agim Bahtiri, mori edhe në një kateteri tjetër, ku u ftua nga qytetarët, përkatësisht një numër i madh i personave që ushtrojnë veprimtarinë e taksistit.

Të gjithë ata që u inkuadruan në bisedën, vlerësuan punën e madhe që është bërë në Komunën e Mitrovicës në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe sidomos në rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e kanalizimeve dhe zgjidhjen e problemit të ujit për pije në shumë mjedise.

Taksistët me këtë rast kërkuan nga kryetari Bahtiri që atyre të ua mundësoj një vend parkim të përshtatshëm për ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe për largimin e taksistëve ilegal.

Kryetari Bahtiri, ju tha atyre se kjo është një punë që mund të kryhet shumë shpejtë, duke ju treguar për hapësirën që ishte përballë tyre dhe duke kërkuar nga ata që të sjellin listën e saktë të atyre që ushtrojnë këtë veprimtari , në mënyrë që të tjerët të mos lejohen për shfrytëzimin  e hapësirës që do të dedikohet për automjetet e taksistëve. 

11/19/2017 22:17

Si e përmbysi rezultatin Agim Bahtiri, e fiton Mitrovicën bindshëm