Lajme

Qytetarët i ekzpozohen rrezikut ndaj COVID-19, sheshet e kryeqytetit vlojnë nga njerëzit

03/26/2020 17:00
nga:A. R.

Qytetarët kanë filluar që ta shpërfillin vendimin e qeverisë dhe Institutit të Shëndetësi, për evitimin e daljeve nga shtëpia, përveç rasteve emergjente.

Një numër i njerëzve janë parë sot në sheshet kryesore të Prishtinës.

Evitimi i daljeve jashtë shtëpive është bërë për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Deri më tani 71 persona janë prekur me këtë virus në Kosovë, nga të cilët njëri ka gjetur vdekjen, teksa një person tjetër është shëruar.

Thirrjet e specialistëve mjekësorë vazhdimisht kanë qenë për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.