Lajme

Qytetarët e bëjnë ‘hor’ Selim Pacollin e detyrojnë të largohet “Rrethi”

02/13/2018 22:01
nga:Gazeta Blic

Dhjetëra qytetarë të cilët kanë dalur për të kundërshtuar zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë të Kosovës, janë shprehur të revoltuar me praninë e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Derisa një pjesë e qytetarëve i ka kërkuar llogari atij për këtë veprim, pjesa tjetër e ka akuzuar për mungesë të guximit për të ndaluar zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë të Kosovës.

Përballë qytetarëve që thërrisnin: “Marre, marre!”, Pacolli tha se vendimi për zëvendësimin e flamurit kombëtar është i shefit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinajt.

E acarimi i situatës bëri që Pacolli të largohet nga aty. Madje për sigurinë e tij u përkujdes edhe Policia e Kosovës, pasi që kishte nga ata që edhe tentonin të vepronin fizikisht ndaj tij, raporton GazetaBlic.com