Lajme

Qytetarët blejnë ujin, shiu turbullon qezmet (Video)

12/02/2017 20:02
nga:D.I

Reshjet e shiut të rëna ditët e fundit në Kosovë, kanë sjellë problematika sa i përket ujit të pijshëm që konsumohet nga qytetarët.

Turbullimi i ujit nga reshjet e shiut që kanë shkaktuar fryrje të lumenjve dhe përrenjve, ka bërë që qytetarët t’u drejtohen marketeve për tu furnizuar me ujë.

Ata janë shprehur për Tribuna Channel, se po blejnë ujin në mënyrë që ti shmangen ndonjë epidemie të mundshme

Edhe ne rastet kur ata po përdorin ujin nga qezmet kanë shtuar se po e vlojnë atë para konsumimit

Mu për këtë arsye Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar nga konsumatorët kujdes të shtuar në përdorimin e ujit të pijshëm,duke dhënë një varg rekomandimesh për të iu shmangur ndonjë epidemie

Reshjet e shiut përveç problematikës me konsumin e ujit ka sjelle një sere përmbytjesh sidomos në zonat rurale.

12/10/2017 21:24

Komuna e Gjilanit ka një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët