Lajme

Qysh dëmtohet interesi i shtetit e zhvatet qytetari ndër vite: Ja shembujt

12/22/2021 19:19
nga:Gazeta Blic

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, e ka komentuar gjendjen e rëndë me energji elektrike në vend dhe njoftimin e KEDS-it se do të ketë reduktime që nga dita e sotme, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi ka treguar disa shembuj, për të cilët thotë ai: si të dëmtohet interesi i shtetit e zhvatet qytetari ndër vite.

Shkrimi i plotë:

Qysh dëmtohet interesi i shtetit e zhvatet qytetari ndër vite:

1. E privatizon distribucionin dhe furnizimin e energjisë elektrike për vetëm 26.3 milionë euro;
2. Në këtë transaksion ia falë edhe katër hidrocentrale, në vlerë rreth 12 milionë euro;
3. Faturën e prodhimit të kriptovalutave në veri, ia shpërndanë qytetarëve të përgjegjshëm që paguajnë energjinë elektrike;
4. E nis procesi e shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike;
5. Korporatës që ka fituar rreth 150 milionë neto, ia ndanë edhe 20 milionë euro prej buxhetit të shtetit, gati aq sa vlera e privatizimit të tërë distribucionit.

E qytetari, në mes të dimrit, i nënshtrohet reduktimeve të energjisë elektrike për të mbrojtur profitin e korporatës.