• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Quni: Zgjedhjet e reja i vetmi opsion që të vazhdojnë negociatat me Serbinë

11/11/2018 21:12
nga:FL.B

Deputeti i LDK-së, Anton Quni i sheh zgjedhjet e reja si të vetmen mundësi që të krijohet një qeveri kredibile e cila do të ishte e gatshme të merrej me, siç ka thënë ai, çështjen dhe fatin e Kosovës.

Në një intervistë për “GazetaBlic” ai ka thënë se ‘qeveria me gjithë këto kapacitete që i ka, nuk është kredibile ta trajtojë këtë çështje aq madhore për qytetarët e Kosovës dhe vet shtetin e Kosovës.’

Sipas tij, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë në nivelin e Qeverive, derisa ka treguar se po punojnë në këtë drejtim që çështja të trajtohet nga një Qeveri kredibile.

Të gjitha angazhimet dhe përpjekjet tona e kanë një epilog, ai është që duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, dhe nga zgjedhjet e reja të krijohet një Qeveri kredibile e cila mund ta trajtojë edhe këtë çështje.

Për momentin, përveç ndalimit të z.Thaçi të negociojë çështjen e kufijve, përpjekja jonë është që edhe kjo Qeveri e cila nuk ka kredibilitet, nuk mund të dialogojë me Serbinë, çështjen dhe fatin e Kosovës.

Ne konsiderojmë se qeveria me gjithë këto kapacitete që i ka, nuk është kredibile ta trajtojë këtë çështje aq madhore për qytetarët e Kosovës dhe vet shtetin e Kosovës.

Prandaj, epilogu i tërë kësaj problematike duhet të jenë zgjedhjet e reja, dhe nga zgjedhjet e reja të krijohet një Qeveri kredibile.

Kjo çështje duhet të vazhdojë në nivelin e Qeverive, do të thotë, ne edhe punojmë në këtë drejtim ashtu siç ka qenë në të kaluarën, do të thotë, çështja të trajtohet nga një Qeveri kredibile.” – ka thënë Quni.

/ © GazetaBlic /

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!