Lajme

Quni: KFOR-i po heton rastin, FSK po zbaton veprimet e duhura

08/08/2020 14:43
nga:L I

Ditën e djeshme xhandarmëria serbe u fut një km në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan GazetaBlic.

Për këtë, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha për GazetaBlic se rasti është duke u hetuar nga KFOR-i dhe autoritetet vendore të sigurië.

“Që nga momenti kur është njoftuar për lëvizjen e forcave serbe brenda territorit të Kosovës jam në kontakte të vazhdueshme me kryeministrin Hoti dhe komandantin e KFOR-it, Risi. Po ashtu kam biseduar edhe me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. Rasti është duke u hetuar nga KFOR-i dhe autoritetet vendore të sigurisë”, ka fillimisht Quni.

Tutje, Quni shtoi FSK është duke zbatuar veprimet e duhura për këtë ngjarje.

“Besoj se së shpejti do ta kemi raportin e saktë mbi natyrën dhe motivin e kësaj ngjarje. Nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura nën drejtimin e komandantit të FSK-së, gjeneralit Rrahman Rama”, përfundoi Quni.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj tha për Gazeta Blic se ajo zonë është nën përgjegjësinë e KFOR-it dhe se policia e Kosovës nuk ka qasje të ndërhyjë.

Drejtori i Policisë: Ne nuk kemi qasje në atë pjesë, është përgjegjësi e KFOR-it