Sporti

Quique Setién zbulon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Sociedadin

03/06/2020 23:46
nga:M K

Humbja në El Clasico nga Real Madridi e ka kthyer Barçan në pozitën e dytë të renditjes tabelare, me një pikë më pak sesa rivali i përbetuar.

Megjithatë, djelmoshat e Quique Setién qysh nesër do të synojnë rikthimin në krye, shkruan GazetaBlic.

Barcelona e pret Real Sociedadit në super-formë, megjithëse katalunasit janë mëse të etur për fitore dhe për ta harruar sa më shpejtë humbjen në derbi.

Blaugrana, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter” ka konfirmuar listën me futbollistët e ftuar, derisa ajo që bie në sy është mungesa e Arthur dhe ftesa e të riut, Riqui Puig.

Më poshtë emrat e 18’të lojtarëve për takimin e nesërm që “verdhë e kuqtë” e zhvillojnë nga ora 18:30 në “Camp Nou”.

/GazetaBlic/

07/01/2020 09:39

Busquets e pranon: Mbrojtja e titullit, e vështirë