Lajme

QUINT-i ia ‘mësyen’ Kuvendit

07/25/2025 10:59
nga:Gazeta Blic

E ngarkuara me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, si dhe ambasadori britanik në Kosovë Jonathan Hargreaves, kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës.

Ata do të marrin pjesë në seancën e 52-të konstituive, e cila mund ta shënojë të fundit sa i përket afatit 30-ditor të Gjykatës Kushtetuese.

Ishte ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ai që bëri të ditur të enjten se ambasadorë ndërkombëtare do të marrin pjesë në këtë seancë.