Lajme

QNR tregon kur përfundon numërimi i votave me kusht

11/23/2017 15:50
nga:anonymous1000144531

Sonte pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht për të gjitha komunat, me përjashtim të Prishtinës dhe Prizrenit.

Kështu ka thënë koordinatori i QNR, Burim Ahmetaj, sipas të cilit nesër pritet të nisë procesi i rinumërimit të votave për Prishtinën dhe Prizrenin.

Ndërsa, zëdhënësi i KQK-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se ka nisur procesi i numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe me post për komunën e Gjilanit, Gjakovës, Istogut dhe komunat tjera të Kosovës, përveç Prishtinës dhe Prizrenit.

Ai ka thënë se procesi i numërimit të votave me kusht do të përfundojë brenda afatit sa më të shpejt.

11/11/2018 21:12

Quni: Zgjedhjet e reja i vetmi opsion që të vazhdojnë negociatat me Serbinë