Cool

Qiellgërvishtësi shitet për 5,15 miliardë dollarë

11/01/2017 22:12
nga:A. R.

Një qiellgërvishtës në Hong Kong në pronësi të manjatit Li Ka-shing, një prej më të pasurve në Azi, u shit me një çmim rekord prej më shumë se 5 miliardë dollarë.

Lajmi i shitjes së këtij qiellgërvishtësi 73 katesh, i renditur i pesti për nga lartësia në qytet, i pozicionuar në qendrën më të gjallë të Hong Kongut, u hap muajin e kaluar.

Holding CK Asset Holdings de Li konfirmoi në një deklaratë drejtuar Bursës së Hong Kongut, se shitja e kësaj ndërtese kap shifrën e 40,2 miliardë dollarëve të Hong Kongut (5,15 miliardë dollarë), një rekord për një godinë me zyra në Hong Kong, sipas agjencisë financiare Bloomberg.

Sipas deklaratës, blerësi është C.H.M.T. Peaceful Development Asia Property Limited, i regjistruar në ishujt e Virgjër britanikë.

03/14/2019 20:43

Iu zunë 500 kilogram mish i skaduar, Super Viva nuk e pranojnë fajin