Është dashur 20 vite që banorëve të lagjeve; Shala dhe Toverlani, t’u bëhet zgjidhje për problemin e tyre me vërshimet.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka intervenuar në këtë pjesë të qytetit, duke nisur ndërtimin e kolektorit.
Lajmi është bërë i ditur nga banori i lagjes, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Ademaj.
Ai thotë se kanë kërkuar nga qeverisjet e kaluara zgjidhje për këtë problem të tyre, por që kanë hasur në vesh të shurdhër.
Shkrimi i plotë nga ai:
Për 20 vite rresht, lagjet; Tovërlani dhe Shala, u përballën me problemin e madh të përmbyetjeve nga vërshimet – sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit. 20 vite rresht banorët e këtyre lagjeve kanë kërkuar ndihmë, por që kanë hasur në vesh të shurdhër – deri në ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari Shpejtim Bulliqi, bashkë me Qeverinë kanë marrë masa të menjehërshme, duke zgjidhur këtë problem shumë madhor për banorët e kësaj pjese të qytetit, përmes ndërtimit të kolektorit.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10227073892457162&id=1351358104