Lajme

Qeverisë Haradinaj i shtohet dhe një zëvendësministër. Ja kush është ai!

04/04/2018 10:50
nga:Gazeta Blic

Azem Guri, ish-këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është emëruar zëvendësministër në MASHT nga radhët e PDK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, ky është zëvendësministri i pestë i MASHT-it.

Deri më tani Qeveria e Kosovës ka mbi 70 zëvendësministra. Ky numer i madh i tyre, sipas njohësve të fushës së ekonomisë do t’i kushtojë shumë buxhetit të Kosovës.

Guri, ishte shkarkuar nga posti i këshilltarit politik pas formimit të qeverisë së re në krye me Ramush Haradinajn.

Nga MASHT-i, vendimi për shkarkimin e tij në atë botë e kanë arsyetuar me konstatimin e Këshillit të Përgjithshëm të Pavarur./Gazeta Blic/

11/12/2019 11:03

Macroni pret formimin e Qeverisë së Kosovës për t’i ftuar Prishtinën e Beogradin gjatë janarit në Paris