Lajme

“Qeveria teknike, jo e mundshme, së shpejti mund të kemi një qeveri tjetër”

03/19/2020 14:56
nga:Norë Kelmendi

Pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Agim Veliut, Lidhja Demokratike, nisi propozim-mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, shkruan GazetaBlic.

Por menjëherë pas njoftimit të LDK-së për mocion, kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, tha se LDK-në ende e sheh si partner për bashkëqeverisje.

Ai tutje tha se qeveria aktuale është teknike dhe do të vazhdojë punën në përputhshmëri me kushtetutën.

“Qeveria jonë është teknike. Do të vazhdojë punën teknike në pajtim për detyrat dhe përgjegjësitë”, tha Kurti.

Por sipas njohësit të çështjeve politike, Arton Demhasajt, krijimi i një qeveri teknike, zor që do të jetë I mundshëm, dhe në parim mund të kemi një qeveri të re, me përgjegjësi të plota kushtetuese.

“Po me gjasë qeveri teknike nuk besoj shumë që do të ketë për arsye se qeveria teknike është e cungume, kjo cka po zhvillohet tash në politikë ka të bëjë me dialogun, kështu që një qeveri teknike nuk mundet me qenë kompetencë për me dialogu dhe me e nënshkru një marrëveshje finale me Serbinë, kështu që me gjasë më tepër nëse ndodhë mocioni i mosbesimit dhe shkarkohet qeveria Kurti, atherë mund të kemi një qeveri tjetër, që nuk është qeveri teknike por që ka kompetenca të plotë kushtetuese, dhe që mund të dialogojmë me Serbinë dhe mund të arrijë një marrëveshje”, tha Demhasaj për GazetaBlic.

“Është e pakuptimtë me thënë që akoma dëshirojmë me qenë me LDK-në në qeveri përderisa ne i shohim të gjitha këto kacafytjet e fundit që janë zhvillu mes VV-së dhe LDK-së, asnjëherë nuk janë ndalë, edhe masi që është kriju qeveria ka pasë mospajtime të ëmdha mes VV-së dhe LDK-së si për taksën dhe çështje të tjera. Opsioni i qeverisë teknike nuk më duket shumë i mundshëm, nëse që qëllimi është që dialogu sa më shpejtë të fillojë dhe përfundojë, atherë me një qeveri teknike nuk mundet me pasë dialog, vetëm në rast se dëshirojmë të bëjmë një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri të tillë nuk besoj qe VV-ja e pranon.”

Tutje Demhasaj tha se është duke u bërë thellimi i krizës politike në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Ai tutje shprehet se “krisjet” politike, në këtë kohë, janë rrezik për Kosovën.

“Nëse flasim për një situatë pandemike siç është Kosova, dhe një situatë të tillë partnerët e koaliconit fillojnë e kalkulojnë politikisht dhe deri tek rrëzimi potencial i qeverisë, unë mendoj që përnime është një rrezik i madh që Kosovës nuk ju ka dashtë”.

Gjatë ditës së sotme, Lidhja Demokratike ka nisur procedurën për nënshkrimin e mocionit të mosbesimit, ku u takua me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe atë të Nisma-, Fatmir Limajt.

Të dy këta i dhënë përkrahjen Mustafës, për rrëzimin e Kurtit nga qeveria.

LAJMI I FUNDIT: Nga brenda mbledhjes së GP të LDK-së:  Deputetët që po e kundërshtojnë mocionin (Emrat)

Mocioni për Kurtin, nis mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së

Limaj: NISMA do të votojë rrëzimin e Kurtit, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja

Flet sërish Haradinaj: Do ta votoj mocionin, qeveria Kurti më e dëmshmja për Kosovën

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!