Lajme

Qeveria reagon pas deklaratës së Vuçiqit, i cili tha që ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën

02/28/2019 22:07
nga:M H

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar pas kërcënimeve të fundit që i ka bërë presidenti serb, Aleksander Vuçiq. I cili ka deklaruar se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën. Ramadani ka pohuar se kjo gjuhë e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjell tensione të mëtejshme, shkruan Gazeta Blic.

Ramadani, ka kërkuar nga partneret që të reagojnë pas deklaratave të fundit të presidentit serb.

Për më shumë, shihni shkrimin e plotë të Burim Ramadanit të bërë në ‘Facebook’.

Kërcënimi i Vuçiqit, partnerët të reagojnë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën, duke thënë se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën.
Secili duhet ta ketë të qartë se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjellë tensione të mëtejshme. Për më shumë, kjo kërcënimet e Vuçiqit dëshmojnë edhe njëherë pretendimet e vjetra të Serbisë.

Vuçiq duhet ta kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar. Gjenocidi dhe spastrimi etnik, që u ka ndihmuar edhe vetë Vuçiqi, nuk do të mund të përsëriten më kurrë!

 

03/23/2019 11:30

Florenzi nuk po këndellet nga lëndimi, ja sa gjatë do të mungojë