Lajme

‘Qeveria nuk ka marrë kurrë vendim më të mirë’, Qytetarët flasin për mbylljen e lojërave të fatit

03/30/2019 16:25
nga:A. R.

Vendimin e Kuvendit të Kosovës ku shfuqizohet ligji aktual për lojëra të fatit dhe me këtë mbyllen në një afat dhjetë vjeçar këto të fundit, po përkrahet nga qytetarët e Kosovës.

Behram Krasniqi pohoi se ky vendim është mjaftë i qëlluar pasi në këto lojëra të fatit, janë duke ndodhur të gjitha të këqijat për rininë kosovare.

“Ka qenë dashur edhe më herët të mbyllën bastoret sepse aty si duket po është çelësi i të gjitha problemeve që po ndodhin në Kosovë. Jemi dëshmitar se në ato bastore diçka po ndodhë, sidomos në kazino, por edhe në bastore edhe aty njësoj me probleme të ngjashme, kështu mendoj që mirë është bërë që janë mbyllur. Mas miri kish me qenë me i mbyll për krejt, mundemi edhe pa bastore edhe pa kazino, duhet me investu, duhet me menaxhu mirë paranë publike dhe investimet duhet të bëhen në hapje të reja të vendeve të punës”, pohoi Krasniqi.

I të njëjtit mendim ishte edhe qytetari tjetër, Gëzim Berisha por sipas këtij të fundi, Qeveria është dashur t’i jap kohë më shumë drejtuesve të lojërave të fatit për mbylljen e tyre.

“Kanë vepruar drejtë edhe mirë kanë vendosur për mbylljen e këtyre, por besoj që është dashur t’i jepet edhe një hapësirë për të menduar, sepse ka ndodhë shumë shpejt por prapë se prapë mirë është mbyllja e lojërave të fatit është mirë. Po tash rinia janë mësuar, besoj që 90 % të rinisë bastorja është sportive, besoj që këta që kanë luajtur bastore e kanë pas si një lloj aktiviteti, por besoj që kanë me gjet veten edhe diku më mirë”, përfundoi ai.

Edhe Selver Lenjani ishte i të njëjtit mendim rreth mbylljes së këtyre lojërave të fatit. Sipas tij, Qeveria asnjëherë nuk ka marrë një vendim më të qëlluar se ky.

“Nga Qeveria asnjëherë vendim më të matur dhe më të mençur nuk kanë marrë, sepse në vend të bastoreve kemi gjeneratën e re të punësuar, të ketë një zhvillim të mirë ekonomia, industria. Ne kemi industrinë që mund ta zhvillojmë në fabrika e sende, e bastoret ti mbyllim se bastoret vetëm fukarallëk sjellin dhe sjellin një varfëri të skajshme. Bastoret për shtetet në tranzicion kanë një varfëri të skajshme dhe është një vendim shumë i mirë, shumë mos të them i shkëlqyeshëm, sepse mbyllja e bastoreve gjeneratën e re po e degradon po e r tu shkolluar dhe për të marrë të gjitha këto. Mirëpo ma mirë është vonë se hiç”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ky vendim për mbylljen e lojërave të fatit, ka ardhur si pasojë e disa ndodhive jo të mirë në kazino, ku ndër tjerash pati edhe vrasje mes qytetarëve.

11/20/2019 00:03

Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes: LDK ta ‘harroj’ postin e presidentit