Lajme

Qeveria ndan 11 milionë euro për barna e mjekim jashtë vendit (VIDEO)

12/01/2017 20:30
nga:M H

Qeveria sot mori vendim që buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë t’i shtohen 11 milionë euro.

Ministri i këtij dikasteri, Uran Ismaili ka treguar se këto para do të përdoren për barna, materiale shpenzuese dhe trajtime mjekësore jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

Vendimi i qeverisë u prit mirë edhe nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve.

12/10/2017 20:42

Mos prisni: Liberalizmi i vizave nuk është çështje javësh