Lajme

Qeveria miraton koncept dokumentin për Arkivat e Kosovës

04/23/2019 10:08
nga:Gazeta Blic

Pas propozimit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Arkivat e Kosovës.

Njoftimi u dha nga vet Gashi i cili tha se ky dokument ka për synim zhvillimin e politikave në lidhje me përmirësimin e ngritjes dhe funksionalizimin e plotë të rrjetit arkivor, resurseve njerëzore, infrastrukturën fizike, grumbullimin e materialeve arkivore, digjitalizimin e dokumenteve etj.

“Njëra ndër çështjet më të rëndësishme të këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore, si dhe shfrytëzimi i informacioneve që ofrojnë dokumentet të cilat do të ndikonin njëkohësisht edhe në ruajtjen fizike të tyre nga shkatërrimi i mundshëm fizik, e posaçërisht do ta ngriste efiçiencën për shfrytëzim më efikas të lëndës arkivore nga hulumtuesit”, deklaroi ministri.

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte