Lajme

Qeveria mblidhet në fundjavë, fuqizohen masat e reja

08/27/2021 17:02
nga:M K

Qeveria e Kosovës do të mblidhet gjatë fundjavës për të miratuar masat e reja ndaj COVID-19 teksa rastet e reja dhe vdekjet nga ky virusi janë duke shënuar rritje gjatë ditëve të fundit.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndërsa, ashtu siç raportoi GazetaBlic, masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi janë:

Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator;
Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00;
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30;
Të shtohet stafi shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë

Masat e reja – rikthehet ora policore, shtohen inspektorët, shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor

Masat pritet të hyjnë në fuqi nga data 1 e muajit Shtator, pra të mërkurën e ardhshme.