Lajme

Qeveria malazeze uron Kosovën për marrjen e rekomandimit pozitiv për viza

07/19/2018 17:35
nga:A. R.
Qeveria e Malit të Zi e ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.

Në urimin që është shpërndarë në faqen zyrtare të Qeverisë malazeze në Twitter, përmendet edhe kontributi i Malit të Zi në plotësimin e kriterit kryesor për liberalizimin e vizave për Kosovën, ratifikimin e Demarkacionit, transmeton lajmi.net.

“Urime Kosovë! Ky është një tjetër lajm i mirë për Ballkanin Përendimor. Mali i Zi është i gëzuar për kontributin e vet në suksesin e fqinjit”, shkruhet më tutje në urimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Vlen të theksohet se Kosova pikërisht këtë vit me ratifikimin e Demarkacionit e ka plotësuar kushtin kryesor për liberalizimin e vizave.

08/14/2020 15:40

Ministrja Dumoshi konfirmon se MKRS-ja është në procedurë gjyqësore me kompaninë që projektoi ndërtimin e stadiumit nacional