Shpeshherë qytetarët e vendit përballen me sfida të ndryshme sa i përket shëndetësisë në vend dhe shërbimeve të cilat u duhet të kryejnë.
Qeveria Kurti e lartësoi vetën në 100 ditëshin e saj se ka arritur të zbres numrin e të prekurve me COVID-19, por nuk e tha asnjë fjalë për përmirësimin e shërbimeve brenda QKUK-së.
Njësoj ndodhi së fundi edhe me qytetarin A.G (emër i njohur për redaksinë), i cili kishte nevojë për kryerjen e disa analizave në Kliniken e Pulmologjisë.
Qytetarit në fjalë, i infektuar me virusin COVID-19 i është kërkuar që të kryejë këto analiza në kuadër të Pulmologjisë që të shihet nga afër gjendja e tij shëndetësore.
Por me të arritur në Klinikën e Pulmologjisë, të njëjtit i është thënë të pres deri në 5 ditë në mënyrë që të mund t’i kryejë shërbimet në fjalë.
Sipas burimeve të lajmi.net qytetari në fjalë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 të premten që shkoi, por që analizat të cilët iu kërkuan nga mjeku nuk iu kryen në kuadër të klinikës.
Ndër të premten që shkoi në kuadër të IKSHPK-së janë konfirmuar gjithsej 17 raste aktive me COVID-19.
Gjatë kësaj dite kanë humbur jetën dy persona ndërsa u shëruan tetë të tjerë.
Gazeta ka tentuar të marrë përgjigje nga Klinika në fjalë si dhe nga Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, se pse po vazhdon mos-ofrimi i shërbimeve të nevojshme kundrejt qytetarëve të cilët kërkojnë trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalet shtetërore, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.