Lajme

Qeveria Kurti e “bashkon” PAN-in: Seancë të jashtëzakonshme për taksën

02/24/2020 18:46
nga:Gazeta Blic

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kërkon edhe një rrugë tjetër për t’ia pamundësuar qeverisë Kurti heqjen e taksës.

Gazmend Abrashi, deputeti i AAK-së, ka thënë në emisionin Frontal se partia që ai i takon është duke mbledhur nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme.

Përmes kësaj seance, sipas Abrashit, do të kundërshtohet heqja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

“Ne jemi t’u i mbledh votat nga partitë tjera dhe sa mora vesh jemi gati më i siguru nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme. Votat i kemi kërkuar te PDK dhe NISMA dhe jemi afër për t’i siguruar 40 nënshkrime”, ka thënë Abrashi.

Haradinaj: Dikur Albini i thojke Hashimit “mos u zgërdhij”, e sjellja e tij sot përtej zgërdhimjes.

06/16/2020 16:22

​Haradinaj: AAK-ja ka bërë vepra të mëdha që janë ne themelet e shtetit